Report TV - Shkodër/Dyfishohen rastet e dhunës në familje dhe urdhrat e mbrojtjes

  • 6 years ago
Dyfishohet numri i rasteve të dhunës në familje në qarkun e Shkodrës.

Kërkesat e grave të dhunuara për të marrë një urdhër mbrojtje në Shkodër kanë pësuar rritje të vazhdueshme.

Vetëm në 6 mujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë ka patur 2-fishim të kërkesave.

Kancelari i gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër Artan Dragani thotë se 160 persona kanë kërkuar mbrojtje nga dhunuesit e tyre, ku pjesa dërrmuese e tyre janë gra.

?Kemi patur 160 raste për 2017 ndërsa një vit më parë kemi patur rreth 80 kërkesa, pra më pak? shprehet Dragani.

Recommended