Ora News - Noka: Kemi një polici të inkriminuar, Felaj: Mos fol pa fakte

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca dhe opozita, në komisionin e Sigurisë Kombëtare debatuan ashpër për sa i përket, situatës së kriminalitetit dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Nënkryetari i Komisionit, demokrati Flamur Noka, lëshoi akuza të forta ndaj drejtuesve të policisë duke theksuar se ata bashkëpunojnë me organizatat kriminale dhe janë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Noka: Informacionin më të shpejtë dhe më të saktë e marrin strukturat e krimit të organizuar akoma pa e ditur as drejtori i policisë dhe as ministri. Një polici e tillë e ka të vështirë të ketë kuota të larta besueshmërie.
Me deputetin Falmur Noka, replikoi kryetarja e komisionit të sigurisë Ermonela Felaj, e cila tha se akuzat janë të pabaza ndërsa raportet e institucioneve vendase dhe ndërkombëtare vlerësojnë punën e policisë.
Felaj: Ka një statistikë të Ministrisë së Drejtësisë, ka një statistikë të Policisë së Shtetit për krimin. Nëse do të bëjmë një ballafaqim serioz dhe real të të dhënave që na japin këto statistika do të arrinim në konkluzione më të drejta.
Në komision ishin të pranishëm zv/ministri i Brendshëm Stefan cipa drejtori përgjithshëm për rendin dhe sigurinë Altin Qato, të cilët u përballën me akuza për rritjen rasteve të krimit në familje.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/noka-kemi-nje-polici-te-inkriminuar-felaj-mos-fol-pa-fakte/

Recommended