Report TV - Ekstremistët në Bundestag, Schulz: S'ndikojnë në raportet me Shqipërinë

  • 6 years ago
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schulz ka komentuar zgjedhjet për Bundestagun gjatë një deklarate për mediat nga ambientet e Ambasadës.

Schulz ka deklaruar se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë më e lartë se 4 vite më parë me 75%, ndërsa sipas exit-polleve, CDU/CSU kanë fituar dhe do qeverisin në koalicion LDP ose partinë e Gjelbër.

E pyetur për rritjen e partisë së ekstremit të djathtë, AfD, Schulz tha se ekstremistët nuk do ndikojnë politikën federale në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërinë.

?Ka pasur pjesëmarrje mjaft të lartë në zgjedhje prej 75%, më e lartë se 4 vite më parë.

Partia Liberale që s'ka qenë e përfaqësuar në Bundestagun e fundit, do jetë aty me 10% të votave.

Recommended