Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës Gjovalin Toma rreth orës 01:43 të mëngjesit të së shtunës (23 shtator). Fatmirësisht nga të shtënat me armë nuk ka të lënduar pasi familjarët kanë qenë në gjumë. Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë por dhe dritaret. Ndërkohë dy plumba kanë depërtuar duke hyrë në kuzhinën e bamesës. Në momentin kur autorët kanë qëlluar drita e kuzhinës ka qenë e ndezur, kjo tregon se autorët kanë menduar se mund të ketë pasur njerëz që kanë qenë ende zgjuar. Deshmia e Tomes I pyetur nga Ora News, Gjovalin Toma deklaron se ?nuk ka konflikte?, ndërsa nënvizon se një mundësi është edhe ?ngatërrimi i shënjestrës?. Njoftimi i policise ?Me datë 23.09.2017, rreth orës 01:43, është marrë njoftim se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit Gj.T. 53 vjeç, banues Ishull Shëngjin në Lezhë, me detyrë shef i Seksionit të qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Mirditë. Për pasojë nuk ka pasur të lënduar në njerëz vetëm dëme materiale.? Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lezhe-qellohet-me-arme-banesa-shefit-te-qarkullimit-te-mirdites/
Be the first to comment