Marubi “rrëfen” historinë e Shqipërisë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ekspozitë jo vetëm si një pasaportë e artit shqiptar, por edhe një histori e fotografisë është hapur në galerinë Foam të Amsterdamit. Fotot e Marubit kanë rrugëtuar drejt Holandës dhe janë pritur me kureshtje dhe interes nga publiku i huaj që njihet nga afër me një copëz të historisë 100-vjeçare të kësaj dinastie. E pranishme në ceremoninë e hapjes së ekspozitës ka qenë edhe ministrja e kulturës Mirela Kumbaro që e ka konsideruar këtë ekspozitë si një ritual elegant të kuruar deri në detaje, që alternon portretet me veshje tradicionale e me vështrime befasuese, sidomos femërore që nga ezmerja deri te turçelesha, nga lypsarja deri te Madama, duke e kthyer çdo portret në një arketip. Kumbaro ka ndarë me të pranishmit edhe detaje personale për rëndësinë dhe famën që kishte Marubi në Shqipërinë e varfër e të paurbanizuar të viteve 30, ku mungonin rrugët e makinat, e ku njerëz nga gjithë skajet e vendit niseshin enkas drejt Shkodrës veç për të pasur një foto nga studio e Marubit. E veçanta e kësaj ekspozite ishte maska e rrallë e bërë pas vdekjes së Gjergj Fishtës.

Recommended