Beqaj: Vdekja e gruas, jo faji ynë - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i ka dalë në mbrojtje personelit mjekësor të maternitetit ?Koço Gliozheni?, ku mëngjesin e te premtes një nënë në muajin e nëntë të shtatzënisë dhe foshnja e saj, humbën jetë për shkak të disa komplikacioneve. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, 35-vjeçarja mori shërbimin e nevojshëm.?I kemi sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes tragjike. Nëna ka marrë shërbimin e nevojshëm nga personeli. Nuk ka pse të hidhet baltë mbi punën e mjekëve. Ambulancat tona kanë të gjitha oksigjen?.Por pavarësisht kësaj, policia ka referuar materialet per tre mjekë kirurgë e gjinekologë të maternitetit ?Koço Gliozheni?. Sipas policisë, për shkak se ata nuk ofruan në kohë shërbimin shëndetësor nëna dhe foshnja humbën jetën. Për ngjarjen e rëndë edhe vetë Prokuroria nis hetimet me akuzën e mjekimit të pakujdesshëm.Familjarët e 35-vjeçares Aida Cajka, denoncuan një ditë më parë mungesën e ndihmës së shpejtë dhe neglizhencën e mjekëve. Sipas tyre, mbyllja e urgjencës sorollatjet dhe mungesa e oksigjenit, shkaktuan vdekjen e nënës dhe foshnjës, e cila ka dhe dy fëmijë të tjerë, një vajzë dhe një djalë.
Recommended