Report TV - Vdekja e gruas shtatzënë, Beqaj: Të presim vendimin e drejtësisë

  • 8 years ago
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar për herë të parë pas vdekjes në maternitet të 35-vjeçares Aida Çajka, e cila ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë.

Ai ka hedhur poshtë akuzat në adresë të mjekëve, se humbja e jetës së saj erdhi si rrjedhojë e neglizhencës së tyre, duke theksuar se i gjithë stafi ka qenë në detyrë.

"Ngushëlloj familjarët për humbjen. Është ngjarje e trishtueshme. Nga të dhënat e deritanishme sipas analizës së bërë rezulton se sistemi ka funksionuar. Personeli mjekësor ka qenë në detyrë", u shpreh Beqaj, duke shtuar se gjendja shëndetësore e nënës së dy fëmijëve ka qenë kritike.

"Janë kryer ekzaminimet imazherike dhe laboratorike. Më pas pacientja është transportuar nga një spital në tjetrin për shkak të gjendjes së rëndë. Gjendja e saj ka rezultuar kritike. Duhet të presim me durim vendimin e organeve të drejtësisë", tha ai.

Recommended