Ora News – Arsimi profesional, Klosi: Ligji i ri do miratohet këtë vit

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arsimi profesional do të rregullohet me një ligj të ri. Drafti është hartuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe në fund të vitit pritet të miratohet në parlament. Pr/ligji i jep mundësi shkollave profesionale të jenë autonome në rekrutimet e stafit pedagogjik, ndërsa ndryshon edhe sistemi i arsimit dhe i kualifikimit.
Drafti parashikon sistemin dual, 50% e mësimit të zhvillohet në banka dhe 50% e praktikës tek biznesi.
Klosi: Që asnjë kurs i qendrave tona të formimit profesional mos jetë sipas ideve të stafit pedagogjik, pro të jetë sipas kërkesave të bizneseve.
Shqetësimeve të opozitës në komision u shpreh në dy drejtime. Së pari në dyshimin e cilësisë së këtyre shkollave sepse sipas demokratëve 30% e maturantëve janë mbetës dhe së dyti në penalitete që solli formula e pranimeve në Universitete.
Tafaj: Nëse këta nxënës, këta fëmijë nuk pranohen të regjistrohen në një shkollë qoftë edhe për punëtor, ku do shkojnë?
Klosi: Propozimi i ri është që të kemi sisteme 2+2 pra në dy vitet e para që nxënësit të kuptojnë që a janë të zotët deri tek matura shtetërore dhe mos lejojmë këto 2+1+1 për të parë që asnjë nga nxënësit nuk kanë kanë zgjedhur 2+1+1.
Veliaj: Demokratët sollën edhe një tjetër alternativë për ekzistencën e shkollave dhe të qëndrave të formimit profesional.
Veliaj: Shkolla profesionale nuk merr njohuri për jetën poi kthejmë në kovacanë, njerëz zejtarë dhe mendoj se po gaboni, nuk jeni në drejtimin e duhur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministria-e-mireqenies-sociale-draft-te-ri-per-arsimin-profesional/

Recommended