Ora News – Itali, nën hetim për mashtrim 25 minorenë dhe 41 familje shqiptare

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane e komunës së Forli në rajonin e Kampanjës në bashkëpunim me Prokurorinë e qyteit të Bolonjës ka vënë nën hetim 25 minorenë shqiptarë e 41 shtetas shqiptarë, prindër e të afërm të tyre për mashtrim e braktisje të fëmijëve me qëllim marrjen e lejeve të rregullta të qëndrimit në Itali.
Akuza ndaj tyre është mashtrim i rëndë në dëm të shtetit italian, braktisje e shtirur minorenësh e emigracion klandestin.
Hetimet ndaj kësaj ngjarje të drejtuara nga komandanti i policisë së Forlisë Claudio Cagnini, kanë nisur pas shtimin në mënyrë të dyshimt të minorenëve të pashoqëruar shqiptarë të moshës nga 13-17 vjec që preszantoheshin pranë komisariateve të policisë duye deklaruar se janë braktisur nga familja.
Pas marrjes në pyetje nga autoritetit italiane, minorenët shqiptarë deklaronin se nuk kishin asnjë të afërm në territorin shqiptar duke detyruar në këtë mënyrë anulimin e aktivizimit të procedurave për riatdhesmin e tyre të asistuar.
Kjo strategji i lejonte minorenët shqiptarë të strehoheshin me kosto zero në strukturat e shtetit italian për mikpritjen e emigrantëve minorenë të pashoqëruar të mbërritur në Itali duke i garantuar dhe një shkollim në standarte të larta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/itali-nen-hetim-per-mashtrim-25-minorene-dhe-41-familje-shqiptare/

Recommended