Kryemadhi: Ne opozita që i ka munguar këtij vendi

  • 7 years ago
Në të parën mbledhje të grupit të ri parlamentar, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi iu kërkoi deputetëve të saj të përgatiten për të bërë opozitën që i ka mungur prej vitesh këtij vendi. Kryemadhi thotë kundërvënia e kësaj opozitë të re nuk do të jetë ndaj partive por keqqeverisjes.

?Do të jemi në opozitë me keqqeverisjen, nuk do të jemi në opozitë me partitë politike, por do të jemi në opozitë me keqqeverisjen, e cila po i ofrohet çdo ditë e më shumë qytetarëve. Ajo që do të ketë ky grup parlamentar do të mbajë një qëndrim të jashtëzakonshëm përsa i përket pasurimit të jetës parlamentare, përsa i përket iniciativave ligjore që do të paraqesim dhe do të kemi një risi në jetën parlamentare me iniciativa shumë të mira dhe domethënëse, të cilat çdo ditë e më shumë po bëhen të domosdoshme po bëhen për jetën politike dhe ekonomike të vendit?.

Kryetarja e LSI thotë se ka përpjekje për të blerë dhe asimiluar opozitën për ta kthyer jetën politike në një situatë të pakontrolluar. Por ajo premton se deputetët e LSI do të jenë aty vigjilentë për të mos lejuar që asnjë projektligj që demton interesat e qytetarëve përfshirë dhe ata që flenë prej legjislatures së shkuar në sirtaret e parlamentit, siç është ai për koncesionet, të miratohet në sallën e kuvendit. Tv Klan

Recommended