Ora News – Punësim pa diskriminim, Vodafone Albania fiton çmimin e Artë nga Headhuter

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kompania Vodafone Albania u vlerësua me cmim të artë për arritjet në politikat antidiskriminim për punësimin e komuniteti Lgbt. Në ceremoninë e akrordimit të cmimit, ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin e vune theksin në veprimet dhe mbështetjet konkrete që duhet të ofrojë shteti dhe kompanitë për komunitetit LGBT dhe grupeve në risk.
Vodafone Albania u vlerësua për vitin e dytë rradhazi me çmimin e artë nga kompania HeadHunter. Vlerësimi bëhet për politikat e ndjekura nga kompania Vodafone Albania për përkrahjen e të drejtave dhe dinjitetit të punëskërkuesve, duke përfshirë antidiskriminimin e komunitetit LGBT. Ishte ambasadori i SHBA Donald Lu që i dha çmimin drejtorit të Vodafone Albania Theodoros Pappas.
Pappas: ?Jemi mbështetës të mëdhenjë të kauzës ndaj komunitetit LGBT sepse ne mendojmë që punonjësit janë janë po kaq divers sa klientët. Ne nuk jem perfekt, por do të bëjmë më shumë përpjekje për tu rritur gjithnjë e më shumë.?
Ambasadori Lu e vuri theksin në nevojnë për veprime konkrete ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut, që përfshinë komunitetin LGBT.
Gjithashtu Birtish Consil u vlerësua nga Headhunter, ndërsa ambasadorje e BE Romana Vlautin tha se kompanit të zgjuara marrin njerëz të zgjuar e që duan të rriten profesionalisht.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/punesim-pa-diskriminim-vodafone-albania-fiton-cmimin-e-arte-nga-headhuter/

Recommended