Ora News – Tregu i banesave, rriten kostot në ndërtim, ulen çmimet e shitjes

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 6 muajt e parë të vitit 2017, kostot e ndërtimit të banesave janë rritur, por çmimet e shitjes së një banese janë ulur ndjeshëm krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Situata lidhet me rritjen e numrit të lejeve të ndërtimit, por dhe ofertën e ulët për blerje. Ndërsa vihet re se në këto 6 muaj ka më shumë kërkesa për marrjen me qira të banesave.
Edhe pse kostot e ndërtimit të një pallati kanë njohur rritje në 6 muajt e parë të këtij viti, çmimet e shitjes së apartamenteve janë ulur.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se ndikim në rritjen e kostove të ndërtimit kanë dhënë shpenzimet për blerjen e materialeve me 1.6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, pasuar nga grupi ?shpenzime për paga? me 2.5 %.
Ndërkohë që të dhënat e Bankës së Shqipërisë për indeksin e çmimit të banesave tregojnë një ulje me 11 % të vlerës së apartamenteve në tremujorin e dytë të këtij viti.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, trendi i çmimet të banesave ka qenë krejt ndryshe kur ka shënuar rritje për dy tremujorë me radhë përkatësisht me 11.3% dhe 5.2%.
Këto tregues sipas ekspertëve cilësohen mjaft pozitiv për sektorin e ndërtimit, i cili tashmë po njeh përmirësim pas bllokimit të lejeve të ndërtimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tregu-i-banesave-rriten-kostot-ne-ndertim-ulen-cmimet-e-shitjes/

Recommended