Konsumi i energjisë elektrike është rritur me 7.8% në 6 muajt e parë të këtij viti. Sipas raportit të INSTAT ndikimin më të madh në rritjen e përdorimit të energjisë elektrike e kanë dhënë konsumatorët jo familjarë, kjo si rezultat i rikthimit në punë të disa kompanive të mëdha industriale. E megjithatë ndikim në këtë rezultat kanë dhënë edhe temperaturat e ulëta në dimër si dhe vera me temperatura mbi normalen. Ndërkohë prodhimi vendas i energjisë elektrike në këtë 6?mujor ka shënuar rënie me 25.9%. Rënie e prodhimit të energjisë elektrike është regjistruar në të gjithë prodhuesit e energjisë si HEC-et publike,private si dhe ato koncesionare.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/shqiptaret-konsumuan-me-shume-energji-elektrike/
Be the first to comment