Report TV - Tiranë, kënd rekreativ për fëmijët dhe të moshuarit në Sauk
  • 6 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi nisjen e punimeve për këndin rekreativ për fëmijët
dhe të moshuarit në Sauk.

Këndi rekreativ që po ndërtohet në Sauk do t?i shërbejë jo vetëm argëtimit të fëmijëve, por do të jetë edhe një mundësi më shumë ku të moshuarit mund të kalojnë kohën.

Veliaj u shpreh i kënaqur që brenda javës u kthye në Sauk për të nisur një tjetër investim që e sjell këtë lagje, dikur periferike, edhe më afër Tiranës.

?Në 20 vitet e fundit në Sauk nuk mbahen mend të jenë bërë kaq shumë investime. Kemi hapur disa kantiere, disa të tjera kanë përfunduar, siç është Rr. ?Herman Gmeiner?, kurse Rr. ?Danish Jukniu? ka pak ditë që ka filluar.
Recommended