Ora News – LSI krah “Koha Jonë”: Dhunë shtetërore ndaj fjalës së lirë. Rama distancohu!

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

LSI e quan akt të papërgjegjshëm dhune shtetërore atë që ka ndodhur me gazetën ?Koha jonë? dhe botuesin Nikoll Lesi.
Në orët e para të mbrëmjes së të hënës forcat e shumta të policisë kanë rrethuar redaksinë e gazetës ?Koha Jonë? ndërsa botuesi i saj, Nikoll Lesi, u shoqërua në Komisariatin nr 2.
Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama doli në një prononcim për median ku i kërkoi kryeministrit Rama të distancohet nga ky akt i shëmtuar dhe të papërgjegjshëm, ndërsa i bëri thirrje prokurorisë të zbardhë të vërtetën në mbrojtje të zbatimit të ligjit.
Luan Rama: ?Është një akt i papërgjegjshëm dhune shtetërore e ushtruar ndaj pronarit të ?Koha jonë?. Veprimi i policisë së shtetit është i paligjshëm dhe në kundërshtim me ligjin. I bëj thirrje kryeministrit që jo vetëm të distancohet nga ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm por të marrë masat për të ndëshkuar fajtorët. Prokuroria të zbardhë të vërtetën në mbrojtje të zbatimit të ligjit dhe garantim të së drejtës për informim. Kjo nuk është thjesht dhunë ndaj gazetës ?Koha jonë? por dhuën e presion ndaj lirisë së fjalës e lirisë së shtypit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-krah-koha-jone-dhune-shteterore-ndaj-nikoll-lesit-rama-te-distancohet/

Recommended