Mogherini: Ballkani është Europë, integrimi i tij prioritet i BE-së - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Federica Mogherini, e ka renditur Ballkanin si prioritetin e katërt të BE-së, por jo më pak të rëndësishëm se te tjerët. Në fjalimin e saj në Konferencën e ambasadorëve të BE për vitin 2017, Mogherini theksoi se Ballkani është në Europë. ?Ballkani është lagja jonë e afërt, por është një dosje që siç e dini mire, mund të humbim shumë, por edhe mund të fitojmë shumë. Disa thonë se Ballkani është oborri i shtëpisë. Nuk është ashtu. Ballkani është Europa. Sa herë e dëgjoj fjalën ?rruga drejt Europës?, mërzitem shumë sepse ajo është Europa dhe ne e shohim qartë këtë sidomos kur bëhet fjalë për sfidat e sigurisë, rrugën e emigracionit, apo kur bëhet fjalë për investime ekonomike dhe shumë të tjera.? Shefja e diplomacie europiane vuri ne dukje se liderët ne Ballkan e kane treguar hapur në momente të ndryshme, gatishmërinë dhe aftësinë për të zgjidhur konfliktet dhe për të ecur drejt rrugës së Integrimit. ?Këtë vit kemi pare që tensionet në Ballkan janë shqetësuese në momente të ndryshme dhe në shtete të ndryshme. Ne patëm disa momente krize, por në fund të ditës partnerët tanë në Ballkan e kanë gjithmonë gatishmërinë e tyre dhe aftësinë për të përparuar në rrugën drejt BE-së. Dhe pse? Sepse unë besoj se popullsia e re e Ballkanit po kërkon arsye, dhe udhëheqësit e tyre janë në dijeni për këtë gjë. Mund të jetë e vështirë, mund të jetë sfiduese, mund të jetë e dhimbshme kohë pas kohe për të punuar në pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, por në fund të ditës nëse kjo është ajo që njerëzit tuaj kërkojnë prej jush, kjo është ajo ju I ofroni. Dhe ne jemi atje për të bërë ta bërë të mundur këtë.? Mogherini shpreson se në fund të këtij mandati, synon që të shohë hapa thelbësorë për secilin nga partnerët e Ballkanit në rrugën e tyre drejt BE-së, edhe pse thekson se kjo rrugë nuk do të jetë e lehtë. ?Dhe mendoj se mund të arrijmë qëllimin tonë që deri në fund të këtij mandati, të shohim hapa thelbësorë për secilin nga partnerët tanë të Ballkanit në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të Bashkimit Europian. E kam thënë edhe në Rajon që ndonjëherë është më e lehtë të thuhet ?në Rajon? se sa në Bashkimin Europian. Ne do të kemi punë për të bërë si Brenda edhe jashtë BE-së. Por mendoj se ky është një objektiv i mundshëm dhe shumë i nevojshëm për punën tonë në vitin në vijim.? Shefja e diplomacie europiane rikonfirmoi edhe takimin qe pritet te organizoje ne Bruksel mes presidenteve Vuçiç e Thaçi per vijimin e dialogut Kosove - Serbi.

Recommended