Ora News - Bashkia e Tiranës rikonstrukturon bibliotekën në Njësinë nr. 7

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës po rikonstrukturon bibliotekën e njësisë nr 7 dhe kryebashkiaku Veliaj garanton lexuesit se do të vijojë me këto investime për të nxitur më tej kulturën e të lexuarit, pavarësisht sfidës së zhvillimit të teknologjisë. Veliaj ka ambicien se deri në fund te mandatit do të ketë përfunduar rikonstruksioni i të gjithë bibliotekave të lagjeve.
Bibliotekat në lagje janë një mënyrë se si promovohet kultura e të lexuarit ndër breza, sidomos tek fëmijët dhe të rinjtë.
Bashkia e Tiranës po vijon investimin në biblotekën e njësisë nr 7 e cila do të ketë rolin edhe të një qendre komunitare.
Kryebashkiaku Veliaj inspektoi investimin dhe tha se ndërhyrje të tilla janë një garanci për të ardhmen e qytetit.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-rikonstrukturon-biblioteken-ne-njesine-nr-7/

Recommended