Ora News - Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë: Qeveria e re të mbajë premtimet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në prag të emërimit të anëtarëve të qeverisë së re, biznesi i huaj dhe vendas ka drejtuar disa kërkesa. Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crwoford, kërkon që të mbahen premtimet e dhëna në mënyrë që ekonomia shqiptare të konkurojë me rajonin. Ndërsa vlerëson idenë e bashkimit të Drejtorisë së Tatimeve me Doganat. Po ashtu Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë të krijojë politika të qarta për mbrojtjen e prodhimit vendas.
Bizneset i kërkojnë qeverisë që të ketë në vëmendje politikat ekonomike për kthimin e Shqipërisë në një vend konkurent me rajonin.
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crowford, deklaron se tashmë priten ndryshime serioze që të tërhiqen më shumë investitorë, ndërsa apelon që të mbahen premtimet e qeverisë.
Marc Crowford: Sa më thjeshtë, nëse duhet të paguaj 100 lekë të mos paguaj 10 këtu, 20 këtu dhe 10 këtu por të paguaj një herë në vit.Të jemi konkurent në rajon.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/ekonomi/kreu-i-dhomes-amerikane-te-tregtise-qeveria-e-re-te-mbaje-premtimet/

Recommended