E PLOTË/ Shuplaka e Ramës - “Ende kemi diplomatë delenxhinj e shoferë ambasadash allçakë”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Fuqia e 74 mandateve të Kryeministrit Rama të fituara në zgjedhjet e 25 qershorit, pas drejtorëve të hipotekave dhe drejtorëve të spitaleve, u ndje edhe mbi trupën e shërbimit diplomatik.
Kreativitet dhe pragmatizëm i fjetur, të avashtë, delenxhinj dhe parazitë, ishin disa nga epitetet që kryeminsitri, larg nga gjuha diploamtike, u rezervoi ambasadorëve shqiptarë duke shfaqur pakënaqësi për shpalosjen e ideve apo paraqitjen e shqetësimeve dhe për punën e tyre që e krahasoi me një vrimë në ujë.
Rama nuk nguroi që këtë situatë t?ia faturojë mungesës së lidershipit në Ministrinë e Jashtme por nuk përjashtoi as rolin e munguar të tij në këtë drejtim.
Rama: Duhet bërë një analizë serioze e të gjitha arsyeve të saj. Por e para arsye është vëmendja tradicionalisht krejt periferike për të mos thënë fare e munguar e lidershipit politik të Ministrisë së Jashtme ndaj diplomacisë ekonomike dhe kjo është e para gjë që duhet të ndryshojë menjëherë dhe me ?se s?bën?. Natyrisht, unë vetë, nuk i laj duart këtu para jush, lidhur me këtë përgjegjësi dhe besoj se vetëkuptohet që jam unë i pari si Kryeministër që mbaj përgjegjësi për një dobësi kaq të rëndë, natyrisht të trashëguar në shumë vite, por të pa adresuar fare gjatë mandatit tonë të parë.
Rama tha se e kishte të vështirë të kujtonte të kishte ardhur një sipërmarrës ekonomik në zyrën e tij që ta kishin adresuar Ambasadorët.
Takimi u mbajt paraditen e sotme në ambientet e Ministrisë së Jashtme.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rama-kritika-ambasadoreve-si-ka-mundesi-qe-kemi-qene-kaq-te-leshte/

Recommended