Report TV - Mali i Tomorit, ndryshon situata tani kurbanet jo në qiell të hapur

  • 7 years ago
Festa e Abaz Aliut në Malin e Tomorit ka mbledhur mijëra besimtar, por krahas kësaj festë vitet e kaluara ka pasur edhe problematika të cilat kanë pasur ndikim mjaft të madh në opinionin publik.

Shkak për këtë ka qenë therja e bagëtive e cila bëhej në mes të njerëzve dhe pa asnjë lloj kriteri, por kete vit Baba Aliu duket se ua ka 'mbledhur' kasapëve.

Gjatë ditëve që zhvillohet festa e Abaz Aliut në teqenë e Kulmakut në Malin e Tomorit , therjet e bagëtive kanë arritur një shifër prej 7 mijë.

Pelegrinë te ardhur nga gjithë Shqipëria dhe mbarë bota shkojnë për të bërë kurban si dhe ritet që duhet të kryejnë pelegrinët.

Krahasuar me vitet e tjera ku kafshët priteshin në sy të njerëzve, këtë herë prerja e kurbaneve është bërë në mënyrë më të kontrolluar, duke i vendosur në një vend të caktuar, ku të gjithë ata që donin të prisnin kurbanet ta bëjnë atë në një vend.

Teqeja ka krijuar një vend për tu groposur te brendshmet që krijohen nga therjet.

Recommended