Report TV -Tërmeti i prishi shtëpinë, familja në qiell të hapur: Nuk dimë ku do na zërë nata
  • 5 years ago
KORÇË- Ndodhemi në fshatin Ravonik, në një nga banesat e cila për shkak të lëkundjeve sizmike që përfshinë juglindjen e vendit në fillim të qershorit ka mbetur thuajse e shkatërruar. Familja Demolli me 4 pjesëtarë vazhdon të mbetet në qiell të hapur.

Banesa e kësaj familje në çdo dhomë ka krisje dhe çarje muresh e rrezikon të shembet nga momenti në moment. Pjesëtarët e familjes Demolli tregojnë se në këtë shtëpi tashmë të pabanueshme askush nuk ka ardhur të shohë dëmet e tu zgjidhë problemin e strehimit. Nëna e dy fëmijëve, Shpresa Demolli thotë se i kalojnë netët sa një të afërm tek tjetri.
Recommended