Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8 years ago
?Situata është katastrofike dhe prej një jave po digjen mijëra hektarë me pyje, ndërsa po rrezikohen banesat, kisha dhe varrezat.

Zjarrfikëset kanë ardhur shumë me vonesë dhe janë të paktë në numër, banoret janë të pafuqishëm kundër këtyre zjarreve gjigante?.

E ndërsa pas apelit, drejtori i zjarrfikëses Gjergj Tusha deklaroi se ka filluar ndërhyrja nga ajri dhe situata për pak orë do të vendoset në kontroll, banorët shprehen se janë izoluar vetëm disa zona, ndërsa ?tani pjesa më madhe e zjarrit ka kaluar në Bjeshkën e Nënshejtit, aty është terreni shumë i vështirë dhe nuk besoj se fikët më. Ka disa vatra, dhe nëse përhapen mund të rrezikohen edhe qindra hektarë të tjerë me pyje? thotë ata për Report TV.

Category

📺
TV

Recommended