Tritol presidentit të Kamzës, dyshohet për borxhe të vjetra - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shpërthimi me tritol mbrëmjen e të hënës, i një automjetit që përdorej nga presidenti i ekipit të futbollit të Kamzës Naim Qarri, sipas policisë, ka si motiv borxhet e pashlyera. Kjo është pista kryesore që po hetohet nga agjentët, pas marrjes së dëshmive rreth shpërthimit në zonën e Bathores. Policia dyshon se disa borxhe të vjetra të pa kthyera mund të kenë çuar në shpërthimin me tritol, si një mesazh paralajmërues ndaj Naim Qarrit. Në momentin e vendosjes së lëndës shpërthyese në makinën tip ?Hammer?, automjeti ishte e parkuar pranë një lokali. Fillimisht autorët kanë thyer xhamin e pasëm të automjetit e më pas e kanë vendosur tritolin në sediljen e pasme. Ndërkohë, nuk është bërë ende e ditur sasi e eksplozivit të përdorur. Burime të policisë bënë te ditur se Qarri ka pasur rreth 2 muaj më pare konflikte që lidhen edhe me biznesin e tij në fushën e ndërtimit. Por ai ka mohuar të ketë problem me ndonjë person. Naim Qarri prej disa kohësh drejton edhe ekipin e Kamzës, skuadër e cili këtë vit u ngjit në kategorinë superiore.

Recommended