Një 40 vjeçar ka terrorizuar banorët e e fshatit pasi gjatë gjithë natës kishte qëlluar me kallashnikov në ajër. As mbërritja e policisë së Pukës dhe e FNSh-së nuk e ka ndalur. Aksioni: Një telefonatë e mbërritur në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Policisë Pukë, rreth orës 00.35 të 9 gushtit, njofton për të shtënat me armë në fshatin Shkozë Njësia Administrative Gjegjan Me të mbërritur policia e Pukës konstaton se në oborrin e banesës së tij shtetasi Nikoll Prendi po gjuante me armë zjarri në ajër. Policia e Pukës pasi vlerësoi situatën, kërkoi ndihmën e forcave të Repartit FNSH Shkodër. Me të mbërritur FNSH bëri rrethimin në një perimetër më të ngushtë duke marrë masa sigurie për efektivët. Edhe pas thirrjeve të policisë, shtetasi Nikoll Prendi ka vijuar të qëllojë në ajër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/puke-i-dehuri-terrorizon-fshatin-arrestohet-pas-4-oresh-rrethim/
Be the first to comment