Ora News – Raporti, 39% e foshnjave në Shqipëri ushqehen me qumësht gjiri

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 39% e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël ushqehen me gji në Shqipëri. Unicef dhe OBSH vlerësojnë se Shqipwria ka bërë hapa përpara për të rritjen e përqindjes së ushqyerjes me gji që ka qënë vetëm 11% në vitin 1998, por ende ka nevoj për të promovuar këtë mënyrë ushqyerje.
Sipas Unicef, në Shqipëri ekziston ende problemi i dyfishtë i kequshqyerjes për fëmijët nën dhe mbi peshë, ndaj dhe është i domosdoshëm përmirësimi i praktikave të ushqyerjes së foshnjave dhe fëmijëve të vegjël.
Raporti i fundi i përbashkët i Unicef dhe Obsh iu referuar 194 shteteve dhe në gjetjet e tij evidentohet se vetëm 40% e fëmijëve nën gjashtë vjeç ushqehen vetëm me gji (nuk përdoret asnjë ushqim tjetër përveç qumështit të gjirit) dhe se përqindja e ushqyerjes vetëm me gji tejkalon 60 % vetëm në 23 shtete.
Ekspertët e shëndetit thonë se ushqyerja me gji është e dobishme në aspektin shëndetësor, rrit aftësia e të mesuarit si për foshnjat, ashtu edhe për fëmijët. Ai është tejet i rëndësishëm për gjashtë muajt e parë të jetës, pasi parandalon diarrenë dhe pneumoninë, që janë edhe dy shkaqet kryesore të vdekjeve të foshnjave. Nënat që i ushqejnë foshnjat me gji rrezikohen më pak nga kanceri i vezoreve dhe i gjirit, që janë dy shkaqet kryesore të vdekjes së grave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/raporti-39-e-foshnjave-ne-shqiperi-ushqehen-me-qumesht-gjiri/

Recommended