Ora News - Shqipëria i kërkon Kroacisë të mos ekstradojë në Serbi Ismail Morinën

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arrestimi i Ismail Morinës, i njohur si ?ballisti? dhe vendimi i autoriteteve Kroate për ta ekstraduar në Serbi, ka vënë në lëvizje institucioneve shqiptare.
Ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i kërkon Kroacisë të mos pranojë kërkesën e Serbisë, duke theksuar se ajo shkel kriteret Konventës Europiane ?Për Ekstradimin? dhe Paktin Ndërkombëtar ?Për të drejtat civile dhe politike?.
?Ministri i Drejtësisë në kërkesën drejtuar autoriteteve kroate ka argumentuar se në rast ekstradimi në Serbi, shtetasi shqiptar Ismail Morina rrezikon t?i nënshtrohet përndjekjes, persekutimeve apo diskriminimeve të motivuara politisht për shkak të shtetësisë së tij dhe gjendjes personale apo shoqërore, çka përbën shkelje të një të drejte themelore të njeriut, që duhet të pengojë miratimin e kërkesës për ekstradim,? thuhet në njoftimin e shpërndarë sot.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-i-kerkon-kroacise-te-mos-ekstradoje-ne-serbi-ismail-morinen/

Recommended