Alan Ruschel, mrekullia e Chapecoense - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
7 gushti do te jete një dite speciale per klubin brazilian te futbollit Chapecoense dhe ne mënyre te veçante per lojtarin e këtij ekipi, Alan Ruschel. Ky i fundit është një nga tre lojtaret e mbijetuar te klubit brazilian nga tragjedia e 28 nëntorit të vitit të kaluar, kur avioni i kësaj skuadre u rrezua në afërsi të Medellit në Kolumbi, duke shkaktuar 71 te vdekur nga 77 pasagjere në total. Më 7 gusht, Barcelona në shenje solidariteti ka ftuar në trofeun Jophan Gamper që luhet çdo vit në ?Kamp Nou?, pikërisht ekipin brazilian Chapecoense, i ribëre nga e para pas kësaj ngjarje kaq të rëndë. Pjesë e skuadrës në këtë takim, i gatshëm për të qënë në fushë do të jetë edhe Alan Rushel një nga 3 lojtarët që i shpëtuan tragjedisë në Medellin. I pari që u rikthye në fushë ishte portieri Neto, me fatlumi nga rrëzimi i avionit pasi pësoi trauma të vogla, ndërsa më fatkeqi nga të mbijetuarit ishte portieri i dytë Follman, i cili iu nënshtrua një operacioni ku humbi njërën këmbë. Mbrojtësi Rushel ndihet shumë i emocionuar në prag të ndeshjes me Barcelonën dhe shtoi se përballja në ?Kamp Nou? është një hap tjetër përpara edhe për ringritjen e klubit pas tragjedisë se vitit të kaluar që preku mbarë botën. Ne 28 nëntor 2016, brazilianet e Chapecoense do të luanin një nga sfidat finale të Kupës së Amerikës së Jugut për klube, por pak para uljes në aeroport, në periferi të Medellinit në Kolumbi, avioni u rrezua për shkak të një defekti duke shkaktuar një nga tragjeditë më të mëdha ajrore me përfshirjen e një ekipi futbolli.

Recommended