Një kënd lojërash në Kombinat - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana nga kjo fundjave ka një kënd lojërash të veçantë. Në të do të mund të luajnë fëmijët me aftësi ndryshe. Ai ndodhet në Kombinat dhe është përshtatur për këtë kategori fëmijësh. Në këtë mënyrë Tirana kthehet në qytetin e parë në Shqipëri që ofron një kënd të tillë. Veliaj theksoi se në këto dy vite, Tirana është shndërruar në një qytet miqësor për fëmijët, edhe për ata me aftësi ndryshe. ?Më vjen mirë që këndi ynë i 20 është edhe një park i veçantë, ku për herë të parë mund të luajnë fëmijët me aftësi ndryshe, duke qenë se këtu në Kombinat kemi një nga qendrat e trajtimit. Do të thotë që edhe ngjyrat që janë përdorur, edhe lodrat, edhe aksesi i këndit, është përshtatur për fëmijët me aftësi ndryshe, është bërë i tillë që të japim një mesazh: Në qytetin e Tiranës nuk lëmë askënd pas. Askush nuk duhet të ndihet i vetëm prej faktit se nuk akseson dot lodrat apo shërbimet, çerdhet, kopshtin, apo shkollën. Ne besojmë se të gjithë fëmijët janë engjëj?. Objektivi i bashkisë është që këndet e lojërave për fëmijë të shtrihen në çdo lagje të Tiranës. Veliaj kërkoi edhe mirëkuptimin e banorëve për trafikun apo zhurmat që shkaktohen nga zbatimi i një sërë projektesh që Bashkia e Tiranës po kryen në kryeqytet.

Recommended