Ora News – Porosia e Bashës, Salianji: Deputetët do jenë më afër qytetarëve

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, urdhëroi dje grupin e ri parlamentare që të jenë aktiv në takime dhe dëgjesa me qytetarët. Sekretari për aksionin qytetare, deputeti i zgjedhur, Ervin Salianji, sqaroi për Ora News porosinë e Bashës, ndërsa tha se ajo synon që grupi parlamentar të jetë afër qytetarve dhe përçojë problemet e tyre.
Salianji: Deputetët e grupit parlamentar të PD duhet të jenë gjatë gjithë kohës në terren për të paktën një herë në javë duhet të kenë takime me qytetarët, takime të axhenduara ku secili qytetar ta dije se ku e gjen deputetin e zonës së vet, ku mund ti shprehë hallet e komunitetit.
Porosia e Bashës, për deputetët nuk është thjesht një tur takimesh, por ngritja e nje sistemi dëgjesash periodike për katër vitet e ardhëshme.
Salianji: Është potencuar si porosi e veçantë apo si merak i kryetarit të partisë për të qenë gjatë gjithë kohës dhe për të qenë pranë qytetarëve. Kjo është gjatë gjithë 4-vjeçarit, nuk është një tur një mujor.
Porosia e Bashës konsiston në punën e përditshme që deputetët duhet të bëjnë, por Salianji sqaron se ky është një merak i vaçant i tij, për të bërë një opozitë të fortë afër qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/porosia-e-bashes-salianji-deputete-do-jene-me-afer-qytetareve/

Recommended