Edhe pse me votat minimale për të kaluar një pr/vendim, vota për rritjen e çmimit të ujit të pishëm në Këshillin Bashkiak të Tiranës ishte e rregullt dhe legjitime. Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku tha se ky pr/vendim u mor me kuorumin e nevojshëm. Në studion e Tonight Ilva Tare, Mazniku e konsideroi qëndrimin e këshilltarëve të LSI si populizëm, që fillimisht ranë dakord pasi Veliaj pranoi propozimet e tyre dhe më pas nuk morën pjesë. Pjesë nga biseda në studio Tare: Kishte parregullësi votimi në këshillin bashkiak apo jo? Mazniku: 31 anëtarë të këshilli bashkiak kanë votuar në mënyrë unanime Tare: Votimi është i rregullt, i ligjshëm ? Mazniku: Votimi është i rregullt dhe i ligjshëm Sala: Cili është minimumi i votave që duhen? Mazniku: Këshilli bashkiak ka 61 anëtare dhe ne kemi marrë kuorumin dhe të gjithë votat që duhen. Brahimllari: Duhet verifikuar edhe mandati i këshilltarëve që kanë qenë pjesë në këshillin bashkiak, që i takon KQZ ta bëjë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mazniku-vota-ne-keshillin-bashkiak-per-rritjen-e-cmimit-te-ujit-e-ligjshme/
Be the first to comment