Ora News – Vrasja me skaf e turistes ruse, kërkohen 45 ditë burg për Ermal Fetajn

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Sarandës kërkon caktimin e masës se sigurisë ?arrest me burg? me afat 45 ditë, për shtetasin Ermal Fetaj i akuzuar si autor i goditjes për vdekje me skaf të turistes ruse në Ksamil.
Prokuroria thotë se afati 45 ditor është i mjaftueshëm për kryerjen e aktit të ekspertimit. Gjykata pritet ta shqyrtoje ditën e hënë kërkesën e Prokurorisë.
Prokuroria thotë se Fetaj nuk ka pranuar vrasjen me mjetin lundrues të turistes ruse, duke deklaruar se nëse do ta kishte goditur do t?i jepte ndihmë mjekësore.
?Janë pyetur disa persona, përfshirë edhe personin e dyshuar. Ky i fundit deklaron se ka lëvizur me skaf ne orën qe ka ndodhur ngjarja, por mohon te jete përgjegjës per ngjarjen, duke u shprehur se, nëse do te kishte goditur të ndjerën, do e kishte ndjere dhe do te merrte masa për t?i ardhur në ndihmë?, sqaron Prokuroria.
As vetë prokuroria nuk ka akuza të forta ndaj tij, pasi siç thuhet në deklaratë, do të pritet ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë autorësinë ose jo të Fetajt për ngjarjen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vrasja-me-skaf-e-turiste-ruse-kerkohen-45-dite-burg-per-ermal-fetajn/

Recommended