Report TV - Privatët nuk respektojnë kontratën për rojet bregdetare

  • 7 years ago
Të gjitha subjektet private që shfrytëzojnë vijën bregdetare e kanë të detyrueshme në kontratë për të garantuar sigurinë e pushuesve duke vendosur kulla vrojtimi dhe të kenë roje plazhi.

Por vihet re se asnjë prej subjekteve që ka marrë të drjetën e shfrytëzimit nuk e respekton kontratën.

Përball kësaj shkeleje edhe pushteti vendor, nuk reagon, duke lejuar që të rriten gjasat për aksidente si ditën e djeshme në Vlorë ku 4 pushues humbën jetën.

Ky fenomen shqetësues është prezent edhe në plazhin e shengjinit, ku 80 për qind e vijës bregdetare menaxhohet nga privati. Madje për këtë problem është në dijeni edhe Bashkia e Lezhës, e cila vetëm pas këtyre ngjarjeve ka ngritur një grup kontrolli për të marrë menjëherë masat dhe pajisjen e plazheve me rojebregdetare.

Recommended