Subscribe në Ora News këtu Tre persona mbetën të plagosur nga një atentat me armë zjarri në orët e mesditës së sotme në Shkodër. Ngjarja u regjistrua në qendër të qytetit, në sheshin ?Demokracia?, ku shënjestër e atentatit dyshohet të ketë qenë një vajzë e re. Shtetasi me iniciale T.L ka qenë duke lëvizur me një mjet tip ?Golf? ngjyrë jeshile kur ka qëlluar mbi 8 herë me pistoletë në drejtim të shtetases Elona Çuku e cila po dilte nga një dyqan. Nga të shtënat ajo mbeti e plagosur në këmbë. Plumbat kapën dhe dy kalimtarë të rastit, Enrik Prendushi dhe Dioni Lisi. Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkembim-me-arme-zjarri-ne-qender-te-qytetit-plagosen-dy-kalimtare/
Be the first to comment