http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Krijimi i një tregu të përbashkët të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që morri mbështetje në Samitin e Triestes, për kryeministrin Edi Rama do të thotë rritje të kapaciteteve për një treg shumë më të madh, përmes shkëmbimeve brenda rajonit, duke hequr barrierat tarifuese. Nga fondet e BE-së, Shqipëria përfitoi fonde për studimet në 5 projekte të rëndësishme, zbatimi i të cilave, kërkon kohën e nevojshme. Ndërkohë që i konsideroi broçkulla kritikat ndaj tregut të përbashkët rajonal.Por përveç zhvillimit rajonal, Rama tha se Shqipëria ka hedhur hapat e nevojshëm për t?iu afruar më shumë BE-së. Zbatimi i reformës në drejtësi dhe zgjedhjet me standarde, sipas tij janë detyra të plotësuara tashmë. Vendimi i final i mbetet unionit u shpreh Rama. Një përgjigje Rama i dha edhe vonesës së largimit të ministrave teknikë të propozuar nga opozita. Kreu i qeverisë vuri theksin tek reformimi tërësor i administratës, për të larguar të korruptuarit.