• 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Operatorët turistikë në zonën e Shkëmbit të Kavajës deri tek Mali i Robit, shprehin shqetësim për ndërprerjen e muzikës që u kërkohet nga policia, edhe përpara orarit që përcakton ligji për ndotjen akustike. Të pyetur nga Ora News përfaqësuesit e policisë thonë se po veprojnë në bazë të denoncimit nga qytetarët, por pronarët e resorteve e restoranteve kërkojnë zbatimin rigoroz të ligjit, pasi çdo abuzim me të u dëmton biznesin dhe rrit pakënaqësitë të turistët.
Operatorët turistikë që ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjatë vijës bregdetare nga Shkëmbi i Kavajës e deri tek mali i Robit, thonë se po sulmohen pa të drejtë nga policia, e cila kërkon që të ulet apo ndërpritet muzika përpara afatit të përcaktuar nga ligji për ndotjen akustike në mjedise publike.
Policia thotë se vepron pasi merr telefonata anonime nga qytetarë të ndryshmëm, të cilët raportojnë për muzikë të lartë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/turizmi-i-sulmuar/

Category

📺
TV

Recommended