Ora News - Përfshihet nga flakët Mali i Xarrës në Konispol

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banorët e fshatit Xarrë dhe Bashkia e Konispolit kanë tre ditë që luftojnë me flakët e zjarrit që ka rënë në lartësitë e malit Mile, duke djegur hektarë të tërë me pyje, shkurre e kullota.
Ekipet e ushtrisë dhe forcat e shtabit të emergjencës në këtë bashki janë përpjekur të vendosin nën kontroll flakët, që kanë një përhapje të gjerë rreth 400 metër në vijë lineare. Sipas kryetarit të bashkisë së Konispolit, Shuait Beqiri, deri tani nuk janë prekur sipërfaqet me ullinj dhe agrume, edhe pse rreziku nuk ka kaluar ende.
Shuait Beqiri: ?Ne kemi stabilizuar një zonë ku kemi hequr rrezikun kryesor që ishte djegja e sipërfaqeve me ullishte dhe madarina. Tani ka mbetur pjesë tjetër për të cilën kemi hartuar një plan masash për tu zbatuar deri sa ta vendosim tërësisht zjarrin nën kontroll. Në territorin e Bashkisë akoma nuk është ngritur stacioni i zjarrëfikses dhe ne jemi munduar ta mbulojmë me ekipet e pyjores.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/perfshihet-nga-flaket-mali-i-xarres-ne-konispol/

Recommended