Ora News – Vetëvrasjet si “epidemi”, brenda një jave 4 përsona i dhanë fund jetës

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëvrasjet shënuan një bilanc të frikshëm viktimash javën që lamë pas. 4 të rinj i dhanë fund jetës duke u vetëvrarë apo helmuar, akt i kryer në një gjendje të rënduar psikologjike. Psikologët shprehen se shumë të rinj ndihen të pashpresë, emocional dhe ndikohen negativisht ndaj modeleve që jepen në media. Familjarëve u kërkohet të jenë më të hapur në komunikim me ta.
Vetëvarasjet janë kthyer në përmasa shqetësuese, duke shënuar një bilanc të frikshëm përsa i takon numrit të viktimave. Vetëm në javën që lamë pas, 4 persona i dhanë fund jetës duke u vetëflijuar, sipas familjarëve për shkaqe që lidhen me gjendjen e rënduar emocionale, psikologjike dhe përjetimeve të forta pas ndarjes nga historitë e dashurisë.
Një 19 vjeçare në Fier u hodh nga katit i 8 i një pallatit, dhe ende arsyet janë mister. Një adoleshente në Pukë u vetëvar 500 metra larg shtëpisë, dhe një 20 vjeçar nga Fieri u helmua me fostoksinë pas ndarjes nga e dashura e tij. Në të gjitha rastet, personat që shkuan drejt aktit ekstrem janë në një moshë të re. Për psikologët arsyet lidhen impaktin në rrjetet sociale, papunësinë dhe kushtet e vështira ekonomike.
Arlinda Selmani, Psikologe këshillimi: Këto grupmosha së pari janë në verë, pra nuk ka një axhendë, po themi sic është shkolla dhe detyrimet e tyre. E vetmja jetë e pasur sociale dhe kulturore janë vetëm mediat sociale. Në Shqipëri njerëzit e kanë shumë të vështirë të kërkojnë një ndihmë të themi që është e specializuar edhe tek ekspertët e fushës.
Për mjekët psikiatër, problemet e shëndetit mendor duhet të konsiderohen si patologji, qoftë për ankthin depresionin apo çregullime të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vetevrasjet-si-epidemi-brenda-nje-jave-4-persona-i-dhane-fund-jetes/

Recommended