Nis samiti i Triestes, Bushati: Nisma forcon ekonominë - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ka nisur punimet Samiti i Triestes, i cili konsiderohet si një hap konkret për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin Ballkanit Perëndimor drejt BE-së. Në samit kanë mbërritur liderët e vendeve të rajonit, si dhe Komisionerja për Politikën e Jashtme Federica Mogherini, ai për Zgjerimin Johannes Hahn, Komisionerja për Transportin Violeta Bulc, si dhe krerë shtetesh dhe ministra të Jashtëm të Gjermanisë, Austrisë, Francës, Kroacisë, Italisë dhe Sllovenisë.Në qendër të diskutimeve është bashkëpunimi ekonomik, rajonal, lidhjet ekonomike në sektorin privat, si dhe shkëmbimet mes popujve. Para nisjes së Samitit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, tha se Samiti do konkretizojë Traktatin e Transportit dhe atë të Zonës Rajonale Ekonomike.?Është një përpjekje për të stimuluar bashkëpunimin në fushën tregtare dhe ekonomike mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për të përballuar sëbashku sfidat që vijnë nga procesi i anëtarësimit në BE. Të dy këto nisma duhen konsideruar si nisma ndihmuese të rrugës sonë drejt anëtarësimit në BE?.Bushati kujton se vetë procesi i Berlinit është për të nxitur bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit.?Nuk ka diskutim që në të shkuarën ka pasur diferenca të mëdha se si vende të ndryshme kanë qenë të përfaqësuara. Do ketë disa seli dhe disa nisma dhe është krejt normale që të ketë një shpërndarje gjeografike sa më të balancuar ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në planin politik, Ballkani është në kushte më të mira seç ishte para 3 apo 4 viteve, aq më tepër që 3 apo 4 vite më parë ka pasur një lloj pesimizmi ndaj procesit të zgjerimit.?Nismat që pritet të marrin mbështetje në Samitin e Treistes, sipas shefit të diplomacisë shqiptare plotësojnë mozaikun e bashkëpunimit ekonomik e tregtar mes vendeve të rajonit, ku një vend të veçantë zë ndihma e vendeve anëtare të BE-së dhe Komisionit Europian.

Recommended