Ora News – I nxehti afrikan përfshin vendin, por e premtja sjell ndryshime

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kjo javë ka nisur me temperatura të larta. Termometri do të shënojë 38 gradë celsius, dhe në zona si Kucovë apo Gjirokastër mund t?i kalojë këto vlera. Nga instituti i Gjeo-Shkencave, meteorologu Metodi Marku thotë se rënie te temperatura me 2-3 gradë celsius do të ketë nga e mërkura deri në fundjavë.
Marku: Dita e mërkurë dhe e enjte pritet të shënojë rëniet e para, por dita e premte do të shënojë rënie më të theksuar prej 4 gradësh. Madje në zonat veriore, kryesisht në Alpe priten reshje shiu.
Rreziku nga zjarret vijon të jetë i lartë.
Marku: Situata e rënduar e zjarreve do të rëndohet akoma më shumë. Ditën e enjte do të shtojë edhe shpejtësinë e erës, e cila do të jetë një faktor plus për përhapjen e zjarreve.
Gushti do të jetë edhe më problematikët për sa i takon situatës hidrike. Vendi do të vuaj mungesën e ujit për shkak të tharjes së burimeve.
Marku: Do të vazhdojmë me problemin e thatësirës dhe nuk pritet asgjë për sa i përket atmosferës që të përmirësojë situatën.
Ndërkohë ministria e shëndetësisë ka publikuar një sërë rekomandimesh se si duhet të mbrohemi nga i nxehti afrikan që ka përfshirë vendin. Sipas autoritete shëndetësore ekspozimi në dielli duhet të evitohet përgjatë orareve 11.00-17.00. Ambienti në të cilën jetohet duhet të jetë i frejtkët dhe i ajrosur mirë. Të vendosen perde të errëta në dritare që janë ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/i-nxehti-afrikan-perfshin-vendin-por-e-premtja-sjell-ndryshime/

Category

📺
TV

Recommended