Në mundësitë e kufizuara që ofron Tirana për argëtimin e fëmijëve, hapësira më e dashur për ta është këndi i lodrave ndërtuar nga Bashkia e Tiranës ose të tilla ambiente në baret apo qendrat tregtare. Po ashtu si gjithçka e ka një cikël, edhe këto hapësira për fëmijët, nisur edhe nga keqpërdorimi dëmtohen duke u kthyer në një rrezik për të vegjlit, sidomos kur prindërit nuk janë afër tyre. Prindër: Duhet rregulluar kush është prishur. -Për fëmijët përbën shumë rrezik. Lojërat duhet rregulluar. Kjo është një ndërhyrje mirëmbajtje dhe lyerje që po bëhet nga punonjësit e ndërrmarrjes nr 3 të Tiranës. Agjencia e parqeve dhe rekreacionit gjithashtu ka punuar në riparimet e këndeve të ndërtuara së fundimi, por stafi është i pamjaftueshëm për të qëndruar 24 orë si kujdestarë të tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kendet-e-demtuara-te-lodrave-prinderit-ka-patur-incidente-te-merren-masat/
Be the first to comment