Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 7/10/2017
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Juventusi Camp Tirana për të dytin vit rradhazi zbriti në Shqipëri për të organizuar një aktivitet sportivo-argëtues për qindra fëmijë nga mosha 6 deri në 17 vjeç . Për 13 ditë tre trajnerë nga klubi i njohur italian ishin në dispozicion të fëmijëve shqiptar ku qëllimi kryesor ishte argëtimi dhe edukimi.

Klubi me më shumë tituj në Itali, Juventusi në bashkëpunimm me Mulitsevis Center dhe Center Shqiptare organizoi nga data 26 qershor deri më 8 Korrik eventin "Juventus Camp Tirana". Qindra fëmijë nga mosha 6 deri në 17 vjeç u vendosën nën udhëzimin e tre trajnerëve të ardhur pikërisht nga klubi bardhezi në një aktivitet sportiv dhe shoqëror ku qëllimi kryesor nuk ishte konkurimi, por argëtimi dhe edukimi.

Fëmijët përveç pjesës argëtuese u prezantuan edhe me metodologji të reja në aspektin teknik të lojës së futbollit, ç'ka mund ti shërbej ëndrrës së tyre për të qënë një ditë futbollistë të nivelit të lartë. Trajneri kryesor Angelo Sanabo u shpreh në lidhje me këtë aktivitet mjaft të veçantë.

Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/juventus-camp-tirana-qindra-femije-moren-pjese-ne-aktivitetin-sportivo-argetues/

Category

📺
TV

Recommended