Varfëria ekstreme - Familja me kryefamiljarin e sëmurë jeton me 10 mijë lekë në muaj

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gerta dhe Xhoi, dy motra 4 dhe 7 vjeçe jetojnë çdo ditë mes varfërisë dhe skamjes në një nga dhomat e rrënuara në godinën nr.8 në Institutin Bujqësor të Tiranës. Familja Losha e ardhur nga Peshkopia prej 9 vitesh jeton në Tiranë.
Të ardhurat e vetme të kësaj familje janë 100 mijë lekë të vjetra në muaj, që kryefamiljari i përfiton si pagesë paaftësie.
Nëna e dy vajzave, Majlinda, tregon se me kaq pak lekë arrin të blejë vetëm ilaçet e bashkëshortit, një thes miell për bukën, gazin dhe qirinjtë për të bërë dritë në dhomën ku prej më shumë se 2 vitesh mungon energjia dhe uji i pijshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/familja-me-kryefamiljarin-e-semure-jeton-me-10-mije-leke-ne-muaj/

Recommended