Një këmbësor mbeti i plagosur rëndë gjatë paradites së sotme në Shkodër, pasi u përplas nga një automjet. Aksidenti u regjistrua rreth orës 10:00 në hyrje të qytetit, tek vendi i quajtur ?Bexhisteni?. Një makinë tip ?Benz? ngjyrë e zezë përplasi një burrë rreth moshës 55-60 vjeç teksa kalonte rrugën, duke e lënë të shtrirë në tokë. Mësohet se drejtuesi i mjetit i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit, i cili është transportuar në spitalin e Shkodrës për mjekim dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/makina-shtrin-pertoke-kembesorin-ne-hyrje-te-shkodres-rende-ne-spital/
Be the first to comment