Ballëm Sulltan, në 500-vjetorin e kalimit nga jeta kujtohet në qendrën Botërore të Bektashizimit në Tiranë për veprën e tij mistike dhe mrekullibërëse. Gjatë këtyre tre ditëve, besimtarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia vijnë në Tiranë dhe pelegrinojnë drejt Martaneshit, në të quajturin ?vend i mirë Ballëm Sulltan pranë Teqesë së vjetër?, si nderim për 500-vjetorin e kalimit nga jeta të figurës bektashiane Ballëm Sulltan. Studiuesi Moikom Zeqo flet për bektashianët e mëdhenj si për poetë të mëdhenj. Sepse përkujtimi i jetës dhe veprimtarisë hyjnore të Ballëm Sulltanit, krahas mirësisë dhe mëshirës, të sjell më afër frymës së pafundme të edukimit dhe rikonstruktimit shpirtëror.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/500-vjetori-i-kalimit-nga-jeta-te-mistikut-bektashi/
Be the first to comment