Ambasada e SHBA-së deklaron se ka pasur shkelje zgjedhore serioze që duhen adresuar por që nuk ishin aq të përhapura sa të ndryshonin rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Përmes një deklarate të përcjellë në rrjetin social facebook ambasada e SHBA-së thotë se vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve. ?Shtetet e Bashkuara urojnë qytetarët shqiptarë për ushtrimin e të drejtës së tyre demokratike të votës në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, 2017. Votimi u krye me efikasitet dhe në mënyrë paqësore në pjesën më të madhe të Qendrave të Votimit. Ne përgëzojmë punonjësit dhe vëzhguesit e përkushtuar të zgjedhjeve së ditës së votimit, të cilët punuan gjatë një dite feste kombëtare dhe të nxehti ekstrem, për të përmbushur detyrat e tyre. Vëzhguesit ndërkombëtarë dëshmuan incidente të blerjes së votës, fotografimit të fletës së votimit, dhe presoni ndaj votuesve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shba-shkeljet-zgjedhore-serioze-por-smund-te-ndryshojne-rezultatin/
Be the first to comment