Subscribe në Ora News këtu Një ditë para heshtjes zgjedhore, Partia Demokratike, ka zgjedhur kryeqytetin për të përmbyllur fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit. Thirrjen e fundit drejtuar votuesve demokratët zgjodhën ta përcjellin nga sheshi para Kryeministrisë ku protestuan për 3 muaj me rradhë për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Simboleve kombëtare nuk i shpëtoi as mitingu i PD-së që u hap me himin kombëtar njësoj si ai i PS-së një natë më parë. Kreu i PD-së Basha teksa u kujtoi mbështetësve fitoren e opozitës për kauzën e zgjedhjeve, deklaroi se kur PD bën një hap përpara edhe Shqipëria bën një hap përpara. Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-permbyll-fushaten-elektorale-ne-tirane/
Be the first to comment