Hetimet për vrasjen e Fatjon Sinanit - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Hetimet për ekzekutimin ne derën e shtëpisë të Fatjon Sinanit nuk kane zbardhur ende motivin e krimit.Burime te policisë së Vlorës konfirmojnë se ka dyshime qe 42-vjecari u vra për përfshirje në kultivimin e kanabisit në zonën e Dukatit. Por kjo nuk është pista e vetme.Fatjon Sinani ka qenë edhe më herët i skeduar për nje plagosje në Tropojë. 42-vjecari prej 10 vitesh ishte zhvendosur nga veriu i Shqipërisë dhe jetonte në qytetin bregdetar te Vlorës.Fatjon Sinani u ekzekutua para dy netësh në banesën me 4 plumba, ndërsa policia pak minuta më pas arrestoi Neritan Qejvanin, personin e dyshuar si autor, por ky i fundit ka refuzuar të flasë.Qejvani nuk e ka pranuar autorësinë e krimit duke refuzuar të bashkëpunojë me policinë. Nga të dhënat e familjarëve, autori ishte i maskuar dhe shumë pranë vendit të vrasjes u gjend një automjet me targa gjermane tip mercedes bens, me te cilin dyshohen se u larguan vrasësit.