Skip to playerSkip to main content
  • 8 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Industria e materialeve të ndërtimit, tulla e çimento dhe lënda e parë për industrinë e manifakturës lëkurë, janë ato që udhëheqin ekonominë dhe rritjen e eksporteve shqiptare. Presidenti i Qendrës së Eksportuesve Shqiptarë, Alban Zusi, thotë se këto industri kanë fituar qëndrueshmëri në treg dhe zhvillimi i tyre është i vazhdueshëm, por problemi mbetet tek papërfillshmëria e produkteve bujqësore e blegtorale të cilat kanë mbetur në stanjacion.
Shqipëria regjistroi rritje të eksporteve të mallrave në pesë muaj, duke arritur 111 mld lekë të kryesuara nga tullat, çimentoja, lëkura dhe lënda e parë për manifakturën si edhe energji elektrike, lëndë djegëse apo minerale.
Në shpjegim të të dhënave zyrtare, Presidenti i Qendrës së Eksportuesve Shqiptare, Alban Zusi, thotë se industria e materialeve të ndërtimit dhe ajo e manifakturës janë sektorët që po udhëheqin përpara ekonominë e vendin.
Zusi: Ekonomia shqiptare, pjesa e industrisë përgjithësisht sepse qoftë materialet e ndërtimit, qoftë edhe tekstilet, këpucët, manifaktura, industria e lehtë në përgjithësi, janë sektorët të cilët po tërheqin ekonominë përpara dhe do të thotë se janë të vendosur mirë në tregjet europiane dhe po rriten në mënyrë të vazhdueshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/industria-e-materialeve-te-ndertimit-e-manifaktura-udheheqin-ekonomine/

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended