Ora News – Rama: Krisja e koalicionit me LSI-në për shkak të reformës në drejtësi

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama tha nga Lushnja se krisja e koalicionit me Ilir Metën kishte nisur për shkak të reformës në drejtësi.
Duke renditur Partinë Socialiste si të vetme që do këtë reformë, Rama u kërkoi reformën lushnjarëve dhe shqiptarëve për të votuar një reformë tjetër të rëndësishme, atë që ai e cilësoi si nxjerrjen nga zyrat e shteti të zullumqarëve të partive.
Rama: Pse të tërë janë kundër nesh, po ua përsëris, sepse të tërë vazhdojnë të ëndërrojnë se reforma në drejtësi nuk do të zbatohet deri në fund dhe koalicioni ynë për të cilën unë, Gramozi, Erioni dhe gjithë socialistët jemi shumë krenar, është sot në këtë situatë sepse krisja ka filluar kur duhej votuar reforma në drejtësi.
Ne ju themi shumë thjesht, nuk është punë timoni në kuptimin e ngushtë të fjalës sepse më janë qepur të gjithë këta të partisë së patentave se unë nuk di t?i japë makinës. Është e vërtetë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-partia-e-patentave-me-eshte-qepur-per-timonin-sbejme-dot-reforma-me-to/