Ora News – Apeli i kreut të KQZ për votuesit dhe liderët politikë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri u bëri apel votuesve dhe simpatizantëve të partive politike për t?u distancuar nga çdo veprim i dhunshëm.
Duke shprehur shqetësimin e thellë për disa incidente të publikuara në media, Zguri thotë tespektimi i vullnetit të lirë të çdo qytetari është standardi kryesor që ne duhet të plotësojmë në çdo fazë të procesit zgjedhor.
Zguri: Zbatimi me rigorozitet i gjithë kuadrit ligjor që buron nga Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera që lidhen me procesin, dhe përmbushja me sukses e gjithë rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, mbeten detyrë thelbësore e çdo subjekti zgjedhor dhe agjencive ligjzbatuese, të cilët jo vetëm duhet të mos përfshihen politikisht në fushatë, por duhet të veprojnë me transparencë për zbardhjen e plotë të çdo incidenti. Zbardhja e plotë, e shpejtë dhe me transparencë e çdo incidenti, do të nxirrte në pah të vërtetën e do të shmangte çdo keqpërdorim të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-kreut-te-kqz-per-votuesit-dhe-lideret-politike/